14:58 / E Enjte, 22 Nëntor 2018

Vuçiq reagon për djegien e produkteve serbe në Kaçanik, e krahason me djegien e librave hebrenjë

Në shenjë bojkoti ndaj produkteve serbe, disa qytetarë në Kaçanik i kanë djegur produktet serbe.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, kaçanikasin janë parë duke i djegur produktet me prejardhje nga Serbia.

Për këtë gjë ka reaguar Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Në një takim me përfaqësuesit e serbëve, Vuçiq djegien e produkteve serbe e ka krahasuar me djegien
e librave hebrenjë në Gjermaninë naziste atë kohë.

“Kjo është diçka që nuk është parë më herët. Djegia e produkteve serbe në Kaçanik është si djegia e librave hebrenj në Gjermaninë naziste. Ky është një lloj i keq nazizmi, për të cilën disa njerëz janë krenar”, ka thënë Vuçiq./Indeksonline/