75 Mall Live Search
16:26 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

Malet e Meshinës në Kamenicë po digjen me të madhe

Ka disa ditë që rajonet malore në Kosovë po digjen nga faktori njeri.

Edhe pse kjo po bëhet me qëllim, njerëzit po frikësohen që zjarret mund të marrin përmasa të mëdha dhe të shkaktojnë dëme.

Në orët e pasditës zjarri ka kapluar edhe Malet e Meshinës në Kamenicë. Fotografi Arian Mavriqi sjell disa fotografi nga vendi i ngjarjes.

Megjithatë intervenimi ka qenë i shpejtë nga zjarrëfikësit, të cilët po mundohen të lokalizojnë dhe të shuajnë zjarrin.

/Indeksonline/