20:56 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Mali i Zi: Kosovës i hapen dyert në BE dhe NATO (Foto)

Sot i është dhënë fund një ndër çështjeve më të rëndësishme të vendit, asaj të ratifikimit të demarkacionit.

Në Kuvendin e Kosovës sot është arritur të votohet pro arritjes së marrëveshjes kufitare me Malin e Zi, me 80 vota pro.

Edhe pse deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje zgjodhën që të kundërshtonin në disa forma, ndër to edhe hedhjen e gazit lotsjellës për pesë herë radhazi, ratifikimi i demarkacionit u arrit.

Demarkacioni është njëra ndër kushtet e plotësuara të Kosovës në mënyrë që qytetarëve të Kosovës t’u mundësohet udhëtimi pa viza në zonën Shengen, shkruan Indeksonline.

Pas gjithë kësaj, ka ardhur edhe një reagim nga zyrtarët e Malit të Zi.

Në profilin zyrtarë të Malit të Zi në Twitter është shkruar: BE dhe NATO hapën dyert për Kosovën, duke ia bashkuar kështu një fotografi nga momenti i votimit.

Votimi i demarkacionit afron qytetarët e Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s duke mbetur edhe plotësimi i kushtit të luftimit të krimit dhe korrupsionit./Indeksonline/