17:57 / E Mërkurë, 15 Shtator 2021 / C E

Malisheva e bën “horë Llapin, në “Fadil Vokrri”

Llapi ka pësuar një humbje të rëndë në “Fadil Vokrri”.

Skuadra nga Podujeva u mposht nga Malisheva me rezultat 0-3 në ndeshjen e javës së katërt të Superligës.

Dy golat për mysafirët i realizoi Torvioll Stullqaku për dy minuta lojë.

Ai shfrytëzoi një gabim të portierit në golin e parë në minutën e 57-të dhe më pas realizoi golin e dytë vetëm dy minuta më vonë.

Golin e tretë e realizoi Olivier në minutat shtesë të ndeshjes.

Ndeshja u zhvillua në “Fadil Vokrri” për shkak të pritjes që Llapi po bën pas mbjelljes së barit në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Me këtë fitore, Llapi ngjitet në pozitën e tretë me 7 pikë derisa Llapi mbetet me 2 pikë në vendin e tetë. /IndeksOnline/