Malisheva e kthen ‘me këmb në tokë’ Llapin
Malisheva ia ka shkaktuar humbjen e parë Llapit pas pesë ndeshjeve.
Rezultati përfundimtar në stadiumin ”Zahir Pajatizi” në Podujevë, ishte 0-1, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar Agon Xhaka në minutën e 6-të.
Pavarësisht humbjes, Llapi mbetet në vendin e dytë në tabelë, me 28 pikë.
Në anën tjetër, kjo fitore e ngrit Malishevën në vendin e katërt, me 23 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/