21:38 / E Hënë, 30 Janar 2023 / LB

Malisheva në terr, KEDS del me njoftim

KEDS ka njoftuar qytetarët e Malishevës se ka ndodhur një dëmtim në Largpërçuesin 35kV Rahovec-Malishevë, për pasojë kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.

Dëmtimi i përçuesit ndodhi në orët e mbrëmjes, dhe ekipet e terrenit të KEDS-it ndodhen në vendin e ngjarjes për të sanuar në një afat sa më optimal dëmin dhe ta rikthejnë furnizimin me energji për konsumatorët tanë atje”, thuhet në reagimin e KEDS.

Njoftimi i plotë:

Njoftojmë konsumatorët tanë në Malishevë se për shkak të një dëmtimi në Largpërçuesin 35kV Rahovec-Malishevë, kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.

Dëmtimi i përçuesit ndodhi në orët e mbrëmjes, dhe ekipet e terrenit të KEDS-it ndodhen në vendin e ngjarjes për të sanuar në një afat sa më optimal dëmin dhe ta rikthejnë furnizimin me energji për konsumatorët tanë atje.

Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve deri në rregullimin e përçuesit të dëmtuar.