17:34 / E Martë, 27 Shtator 2022 / k.v

Malisheva voton buxhetin për vitin 2023/ Kastrati: Është buxhet jo populist për Malishevën Urbane

Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot e ka mbajtur mbledhjen e VI të rregullt dhe më të rëndësishmen e vitit, pasi pas shqyrtimit të propozimit të kryetarit të komunës, Ekrem Kastrati, me shumicë të votave është miratuar buxheti për vitin 2023, si dhe është miratuar edhe ridestinimi i mjeteve nga projektet kapitale.

Në prezantimin e projekt buxhetit, para anëtarëve të kuvendit, i pari i Komunës së Malishevës, ka thënë se “ky buxhet është jo populist, por që i hapë rrugë zhvillimit ekonomik dhe jetësimit të projektit për Malishevën Urbane, projekt për të cilin edhe kemi marrë besimin e qytetarëve”.

Kryetari Kastrati, gjithashtu bëri të ditur se ky buxhet është 18 milion e 124 mijë e 926 euro, apo rreth 2.5 milion më lartë se buxheti i vitit 2022.

Statusi i Kastratit:

Të dashur qytetarë, po ndaj me ju lajmin e mirë që sot, me propozimin tim, Asambleja Komunale, me shumicë votash, miratoi buxhetin e Komunës së Malishevës për vitin 2023, në vlerë prej 18,124,926 Euro.
Buxheti që sot u miratua është jo populist, por që i hapë rrugë zhvillimit ekonomik dhe jetësimit të projektit për Malishevën Urbane, për çfarë edhe na kanë dhënë besimin qytetarët tanë.