14:04 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / B O

Mallkimi i rekordit të shpejtësisë maksimale

SCC “Tuatara” me shumë mundësi do të bëhet makina më e shpejtë në botë edhe me letra, duke kapërcyer zyrtarisht 500 km në orë, por aktualisht kjo gjë ende nuk ka ndodhur.

Në tentativën e parë për rekord (tetor 2020), kjo makinë arriti 508 km në orë, por tentativa u konsiderua e parregullt për shkak të vendosjes jo të saktë të GPS-së.

Marka amerikane vendosi që në mes të dhjetorit të bënte tentativën e dytë për rekord, me dëshmitarë të pavarur, por ajo nuk u zhvillua fare. Arsyeja ishte se në testimet një ditë para të tentativës pati një mbinxehje të motorit, kur makina arriti 320 km në orë.

Gjithsesi, tentativa e radhës, që mund të bëhet ditët e ardhshme, pritet që ta shndërrojë makinën SCC “Tuatara” në më të shpejtën në botë, duke rrëzuar kështu nga froni “Bugatti Chiron”.