75 Mall Live Search
09:06 / E Enjte, 14 Maj 2026 / G T

Mallorca e Muriqit drejt fundit, skuadra rrezikon… ndeshja e parafundit vendimtare!

Skuadra e Mallorcas mbrëmë pësoi humbje 3:1 ndaj Getafes, duke rrezikuar seriozisht mbetjen në ligë.

Me këtë humbje, Mallorca tani ka 39 pikë, aq sa kanë Girona dhe Levante, të cilët gjenden në pozitat e rënies 19 dhe 18.

Në rast se Girona fiton sonte, atëherë Mallorca bie për një pozitë më poshtë, pra në vendin e 18-të.

Ndeshja e parafundit do të vendos gjithçka për skuadrën e Vedat Muriqit.

Mallorca luan si mysafir i Levantes, që po lufton për mbijetesë.

I gjithë fati i Muriqit dhe shokëve të tij është në dy ndeshjet e fundit.

Barcelona want La Liga cult hero Vedat Muriqi as new striker if bid for  Atletico Madrid's Julian Alvarez fails | Goal.com

Në rast se skuadra e Mallorcas bie nga liga, shumë lehtë Muriqin mund ta shohim në ndonjë skuadër tjetër – madje si është folur – pikërisht te Fenerbahce./Indeksonline/