23:00 / E Mërkurë, 20 Tetor 2021 / C E

Malmo ‘kafshatë e lehtë’ për kampionët e Evropës

Chelsea ka shënuar fitore të lehtë në Ligën e Kampionëve.

Kampionët në fuqi kanë mposhtur Malmon me rezultat 4-0 në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së grupeve.

Golat në pjesën e parë i shënuan Christensen në minutën e nëntë dhe Jorginho në minutën e 21-të.

Në pjesën e dytë realizoi Havertz në minutën e 48-të dhe Jorginho në minutën e 57-të.

Juventus është e para në grup me 9 pikë, Chelsea ka 6 pikë në vendin e dytë. Zenit ka 3 pikë derisa Malmo nuk ka asnjë pikë. /IndeksOnline/