11:01 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Maloku për Urban FM: LDK po kërkon zgjedhje, por s’është e gatshme për to

Analisti Albinot Maloku në një intervistë për radio Urban FM ka thënë se Presidenti i Kosovës ka marr në kontroll bisedimet në kohën kur kishte krizë politike dhe nuk ishin formuar institucionet.

Sipas tij, po të formoheshin institucionet me kohë një gjë e tillë nuk mund të ndodhte, me c’rast në dorë bisedimet do t’i merrte një grup uniteti i formuar nga Kuvendi.

“Presidenti i vendit e ka marr procesin e dialogut kur nuk kishte parlament, ishte hallakam.  Kur e sheh që presidenti nuk do të kishte kaluar në atë fazë dhe me prit kur të kishim pas institucione të formuara dhe atëherë me i bë një grup uniteti dhe në këtë mënyrë me fillu bisedimet” është shprehur Maloku.

Maloku tha se bisedimet me Serbinë duhet të ishin ndërprerë në mënyrë që të shihet gjendja faktike në terën, për të vërtetuar se sa janë respektuar vendimet e marra.

“Unë e kam mendimin qe dy vite që mu ndërpre bisedimet dhe me u pa gjendjen faktike, Nëse kishin me vërejt që kadastrat nuk kanë ardhur, diplomat nuk janë njohur e çështjet e tjera” u shpreh ai për Urban FM, transmeton Indeksonline.

Analisti Maloku është shprehur se Bashkimi Evropian nuk duhet të kritikohet në këtë pikë për situatën e krijuar, duke theksuar se çrregullimet e tanishme do të shpërfaqin pasojat më vonë.

“BE ka pasur dyfytyrësi, por sot kur e she gjithë rrjedhën politike tash kam ndalu me kritiku BE-në, tani ai ka të drejt të lozë me ne bash si të donë. Çrregullimit kanë me qenë të kushtueshme më vonë, por tani veç që kanë filluar me u drejtë” tha Maloku.

Ai ka theksuar se garnitura politike mund të ndërrohet, vetëm kur votuesit të kujtojnë situatën e krijuar në Kosovë dhe punën e kësaj strukture politike.

“Votuesi mos me harru se çfarë po ndodh në situatën politike në Kosovë. Qytetari e ka dëshmuar në zgjedhjet e fundit, tash Lëvizja Vetëvendosje ishte dhe vazhdon të jetë “armiku” më i madh i presidentit Thaçi. Ata njerëz i morën votat, po flas për lëvizjen e vitit të kaluar mirëpo qytetarët tash janë të zhgënjyer fuqishëm me grupacionet e krijuar” ka thënë ai.

Se LDK nuk është e gatshme për një proces zgjedhor, e ka theksuar edhe Maloku, ani pse ka nënvizuar se ka disa figura politike shpresëdhënëse.

“LDK  nuk është e përgatitur për proces zgjedhor, ani pse ka njerëz që në të vertetë janë shpresëdhënës. Por në një proces zgjedhor ku kishte mu nda shapi prej sheqerit, atë herë LDK do të kishte mundur me hy në zgjedhje duke faktu punën e tij. ” përfundoi Maloku./Indeksonline/

Intervistën mund ta ndiqni këtu.