12:44 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

Maluma dhe Madonna me bashkëpunim, martohen në videoklip

Maluma është padyshim një ndër këngëtarët më të njohur të momentit dhe një ndër meshkujt më të preferuar nga femrat, i cili së fundmi ka sjellë bashkëpunimin më të ri me Madonnën.

Në videoklipin e këngës “Medellin”, Maluma shfaqet i veshur si dhëndër, teksa i jep fund beqarisë me këngëtaren 35 vite më të madhe se ai, 60-vjeçaren Madonna.

Çifti shfaqet duke vallëzuar teksa Madona është e veshur me fustanin e bardhë të nusërisë dhe kapele mbi kokë, ndërkohë që përqafon Malumën dhe fotoja e tyre po bën xhiron e rrjetit.