13:00 / E Enjte, 10 Shkurt 2022 / AR

Maluma flet për filmin “Marry Me”: Është vetëm fillimi

Debutimi i filmit “Marry Me” është duke u pritur me entuziazëm të madh nga fansat.

Maluna dhe JLO do të jenë në rolet kryesor në këtë film, transmeton Indeksonline.

Në një intervistë për ET, Maluma shpalosi detaje të shumta nga ky film. Ai tha se ky është filmi i tij i parë dhe ishte pjesë emocionuese.

“Është shumë e surreale, kjo është fjala perfektë, shumë surreale. Por ishte bukur në të njëjtën kohë. Kur u thashë miqve të mi sepse të gjithë shokët e mi, duke më përfshirë edhe mua janë fansa të mëdhenj të Jen dhe Owen sepse ne u rritëm duke parë komedi romantike amerikane dhe një herë ata më thanë se donin që unë të isha pjesë e filmit. Ishte goxha emocionuese. Kur ua thashë këtë gjë miqve të mi ata thanë: ‘Jo, po tallesh me mua? Kjo është një shaka, çfarëdo qoftë!’ Por me të vërtetë ndodhi!”.

Gjithashtu tha se ky është një film hollivudian dhe se është i nderuar që iu ka besuar një rol i rëndësishëm.

“Filmi im i parë është një film hollivudian. Kam pasur disa opsione përpara kësaj, e dini, ka disa njerëz që donin të punonin me mua. Por ndjeva se nuk ishte koha e duhur dhe prisja filmin e duhur që të ndihesha rehat për ta bërë atë në një mënyrë të madhe. Dhe ndodhi. Ndodhi. Jam shumë i nderuar. Unë jam mirënjohës, sigurisht, me të gjithë ekipin sepse ata më trajtuan aq mire”.

“Më pëlqen përvoja. Sapo rashë në dashuri me të. Unë dua të vazhdoj ta bëj. Mezi pres për shumë filma që mund të bëj. Është vetëm fillimi, ndaj më duket se ajo që po vjen është e bukur”, përfundoi ai./Indeksonline/