Man City insiston për mesfushorin e Lyonit
Trajneri Pep Guardiola është i mahnitur nga futbollisti që luan me ekipin francez.
Tanguy Ndombele, është kthyer në njërën prej dëshirave kryesore të Guardiolas, i cili kishte tentuar ta transferonte edhe gjatë verës, por Lyoni i kishte refuzuar 50 milionë euro.
Mesjavën e kaluar djaloshi ishte protagonist i një ndeshjeje fantastike në “Etihad Stadium”, ku Lyoni në mënyrë të befasishme arriti të mposhtë Cityn me rezultatin 1-2.
Pikërisht paraqitja në këtë takim e Ndombelesë e ka bindur Guardiolën që t’u kërkojë drejtuesve të skuadrës një sforcim që në muajin janar, për të rritur ofertën dhe për të sjellë 21-vjeçarin në kampionatin anglez.
Presidenti i Lyonit, nëpërmjet deklaratave në media ka kërkuar plot 75 milionë euro për mesfushorin 21-vjeçar.