20:32 / E Shtunë, 28 Shtator 2019 / indeksADMonline

Man City kryen detyrën ndaj Everton

Manchester City ka arritur triumfin ndaj Evertonit në udhëtim duke e mposhtur me rezultat 1:3.

Golin e parë në ndeshje e realizoi Gabriel Jesus në minutën e 24-të ndërsa pas 9 minutash barazoi shifrat Calvert, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë, shkruan Indeksonline.

Riyad Mahrez me një goditje të bukur nga faulli riktheu epërsinë për mysafirët ndërsa në minutën e 84-të Sterling shënoi për 3:1.

Me këtë fitore, Manchester City vazhdon ndjekjen e Liverpool me 16 pikë në vendin e dytë ndërsa Everton ngel në pozitën e 15 me 7 pikë nga po aq ndeshje./Indeksonline/