18:24 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

Man City me dokumentar për 30 ditët e fundit të sezonit 2018/19

Man City kishte një sezon për tu mbajtur mend.

Lojtarët e Pep Guardiolas arritën një sukses të jashtëzakonshëm, edhe pse në Ligën e Kampionëve ishin të pafat, duke mos arritur të kualifikoheshin tutje në sekondat e fundit.

Megjithatë, Citizens fituan titullin në Ligën Premier me një garë shumë të ngushtë deri në ditën e fundit të sezonit.

Javët e fundit të ligës ishin drithëruese, dhe si të tilla, Man City ka vendosur ti “kthej në jetë” përsëri ato momente, përcjellë Indeksonline.

Klubi i Manchesterit ka prodhuar një dokumentar të ri prej katër pjesësh që tregon garën e titullit me akses të brendshëm në trajnim, në dhomat e veshjes dhe bisedat në zhveshtore në fund të pjesës së parë.

‘Lufta deri në fund – 30 ditët finale’ është në dispozicion për tu shkarkuar tani në shërbimin e ri të klubit ‘Man City for TV./Indeksonline/