07:53 / E Enjte, 10 Gusht 2023 / AR

Man City nis negociatat me West Ham për Paquetan

Manchester City dhe West Ham kanë zhvilluar bisedime për transferimin e mundshëm të Lucas Paqueta.

Dy burime i kanë thënë Sky Sports News se City është i përgatitur të paguajë rreth 70 milionë euro.

Nuk ka ende asnjë ofertë zyrtare të kampionit anglez për lojtarin.

Paqueta ishte sezonin e kaluar pjesë e West Ham, kurse paraprakisht kishte luajtur për Lyonin dhe Milanin.