19:43 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Man United e konfirmon aksidentin e portierit të tyre, tregojnë se a ka lëndime

Portieri i Manchester United, Sergio Romero nuk është i lënduar nga aksidenti i tij me makinë gjatë ditës së sotme.

Që ka shpëtuar pa lëndime e ka konfirmuar vet klubi anglez, kurse policia po ashtu e konfirmoi aksidentin të cilët treguan se nuk kishte të lënduar dhe nuk kishte makina të tjera të përfshira në aksident.

Portieri ka bërë 53 paraqitje për United që nga transferimi i tij te klubi anglez nga Sampdoria në vitin 2015./Indeksonline/.