15:55 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

Man United mund të jetë pa 11 lojtarë ndaj Crystal Palace

Manchester United do të luaj të shtunën ndeshjen e parë të këtij sezoni në Premierligë. Skuadra e Solskjaer do të luaj ndaj Crystal Palace në “Old Trafford”.

Trajneri norvegjez ka kokëçarje të madhe para kësaj ndeshje pasi që 11 lojtarë mund të mungojnë për këtë sfidë.

Paul Pogba, Nemanja Matic, Juan Mata, Fred, Aaron Wan-Bissaka dhe Eric Bailly kanë vetëm një stërvitje të zhvilluar dhe forma e tyre fizike thuhet se është e dobët.

Phil Jonez, Mason Greenwood e Axel Tuanzebe kanë poashtu probleme fizike dhe me shumë gjasë do të jenë jashtë fushe në këtë përballje.

Sergio Romero nuk pritet të ftohet fare pasi që do të ndërrojë ambient gjatë kësaj jave./Indeksonline/