23:37 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Man United pajtohet për transferimin e Telles

Manchester United nuk po dorëzohen në kërkim të një mbrojtësi të majtë.

Skuadra nga ‘Old Trafford’ dështoi në afrimin e Sergio Reguillon, ky i fundi që zgjodhi skuadrën e Tottenham Hotspur.

Megjithatë, ‘Djajtë e kuq’ po vazhdojnë kërkimin për një përforcim dhe thuhet se tashmë kanë marrëveshje me Alex Telles.

Mbrojtësi brazilian thuhet të jetë pajtuar me Man Utd për një kontratë pesë vjeçare.

Kartoni i Telles do t’i kushtojë skuadrës së Manchester United 18 milionë funte.

I gjithë fokusi aktualisht qëndron në këtë transferim, pas dështimit të Reguillon.