14:59 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

”Man Unitedi, klubi i fundit i madh që Mourinho është duke e drejtuar”

Manchester Unitedi do ta ketë një trajner të ri në vitin e ardhshëm. Kështu të paktën thotë legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher.

Mourinho ka qenë i frustruar këtë verë shkaku i dështmit për blerje të mëdha në afatin kalimtar veror.

Madje, ai ka pasur disa mosmarrëveshje me shefin ekzekutiv, Ed Woodward dhe tani rezultatet po shihet qysh në fillim të sezonit.

Pavarsisht fitores ndaj Leicesterit në javën hapëse, Man Unitedi u mposhtë befasisht nga Brightoni javën e kaluar, transmeton Indeksonline.

”Nëse Mourinho largohet nga Man Unitedi në ndonjë fazë të këtij sezoni – dhe unë besoj se skuadra do të ketë trajner të ri nga viti i ri”.

”Çfarë pune të madhe mund të presë ai më pas? Natyrisht se do të jetë një klub i potencialit më të ulët se sa Man Unitedi”.

”Asnjëra nga top-gjashtë skuadrat e Premier Leagues nuk do të interesohej për të. Gjithashtu as Barcelona, Real Madridi dhe Juventusi”, tha Carragher./IndeksOnline/