15:42 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

Man Utd mposht Interin në miqësore, Man City humb pas ekzekutimit të penaltive ndaj Wolverhampton

Man Utd e nis me fitore fazën përgatitore para fillimit të sezonit të ri.

Djajtë e Kuq mposhtën me rezultat minimal 1:0 Interin, me të vetmin gol të shënuar nga i riu, Mason Greenwood në minutën e 76.

Antonio Conte e nis keq aventurën e tij te Interi edhe pse kjo ishte thjesht një miqësore, ku të dy trajnerët provuan lojtarët e tyre për formën që ata kanë për momentin, shkruan Indeksonline.

Në anën tjetër, kampioni i Anglisë humbi ndaj Wolverhapton pas ekzekutimit të penalltive.

Raheem Sterling kishte rastin më të mirë për të shënuar, megjithatë ai dështoi të realizonte nga pika e bardhë.

Në pikën e 11 metërshit ujqit u treguan më të suksesshëm (3-2) duke mposhtur kampionët e Premier Ligës dhe duke fituar Trofeun e Azisë./Indeksonline/