15:10 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

Man Utd po zhvillon kontakte për transferimin e Paulo Dybala

Manchester United është duke kontaktuar me familjen e Paulo Dybalas.

Sulmuesi i Argjentinës ka qenë i përfolur për një lëvizje këtë verë, në United, Manchester City dhe Bayern Munchen, që thuhet se janë ndër pretendentët kryesor për ta transferuar atë, transmeton Indeksonline.

Dybala  shënoi 10 gola në 42 paraqitje sezonin e kaluar, por Max Allegri e la 25-vjeçarin në stol në 10 gara.

Calciomercato  pohon se pavarësisht Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain që janë të interesuar, United po e udhëheqë garën për transferimin e  Dybala.

Për më tepër, thuhet se United ka bërë kontakt me vëllain e tij, Mariano, për një marrëveshje të mundshme dhe dëshiron të paraqesë një ofertë zyrtare me Juventusin në ditët e ardhshme./Indeksonline/.