09:58 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Manaj i pafat, shënon gol në debutim tek Barcelona por i anulohet

Rei Manaj e ka bërë menjëherë debutimin te Barcelona B, atje ku kjo skuadër është ndeshur ndaj Ejeas.

Takimi është fituar në shifrat 2-0, me sulmuesin shqiptar që ka luajtur nga minuta e parë e takimit dhe nuk është zëvendësuar nga trajneri.

Niveli i treguar nga ana e lojtarit të Kombëtares ka bindur menjëherë teknikun e katalanasve, që i ka hapur menjëherë hapësirën.

Madje Manaj do të realizonte në minutën e 73, por goli do të anulohej për faull. Pas një krosimi të ardhur nga krahu i majtë, sulmuesi i Barcelonës B ka kërcyer më tepër se mbrojtësi kundërshtar, megjithëse festa nuk do të niste për shumë gjatë pas vërshëllimës së arbitrit që ndodhej shumë afër aksionit.