19:23 / E Martë, 12 Janar 2021 / A. A

Manaj: Klubi është shumë i kënaqur me mua, në Turqi fitojë 7-8 fish më shumë se në Kosovë

Arb Manaj e ka nisur mrekullisht karrierën në Turqi.

Sulmuesi nga Klina u transferua verën e kaluar nga Trepça ’89 te Ankara Keçiörengücü.

Ai thotë se është përshtatur shumë mirë dhe shpejtë në Turqi.

“Trajneri dhe drejtuesit e klubit janë shumë të kënaqur me mua. Kanë qenë të befasuar me paraqitjet e mia, duke shënuar 6 gola në 12 ndeshje. Edhe unë jam adoptuar shpejtë te ekipi i ri. Synimi ynë është që të inkuadrohemi në Superligë” deklaroi Manaj për Indeksonline.

24 vjeçari shprehet i kënaqur edhe me kushtet financiare te Ankara Keçiörengücü.

“Jam shumë i kënaqur me kontratën dhe kushtet finaciare. Në pagën bazë, këtu paguhem 7-8 fish më tepër se në Kosovë. Plus bonuset kanë qenë mjaft të mira për ndeshjet që kemi fituar” shprehet Manaj.

/Indeksonline/