11:42 / E Hënë, 19 Tetor 2020 / C E

Manaj s’e harron Trepçën ’89, flet për debutimin në Turqi dhe dallimin me Superligën

Arb Manaj ka bërë debutimin e tij në Turqi me skuadrën e Ankarasë Keciorengucu në fitoren 1-2 si mysafir i Umraniyesporit.

Bomberi kosovar luajti 90 minuta në këtë sfidë të vlefshme për javën e pestë të Ligës së Parë turke.

Në një intervistë për Indeksonlinen e ka quajtur pozitiv debutimin në Turqi por ka thënë se është herët derisa të përshtatet me ekipin.

Debutimi ka shkuar mjaftë mir, që në ndeshjen e parë kam luajtur nga fillimi dhe e kam filluar me fitore. Duhet ende kohë që të përshtatem me ekipin pasi që jam këtu vetëm qe dy javë dhe ka kohë që të ambientohem“, ka thënë ish-sulmuesi i Trepçës ’89.

Manaj ka bërë edhe krahasimin midis Superligës së Kosovës dhe Ligës ku aktualisht bën gara.

Këtu luhet futboll fizik dhe ndoshta shumë taktik. Dallimi kryesor me Superligën janë kushtet, sepse këtu gjithçka është më shumë profesionale“, vazhdoi sulmuesi nga Klina.

Ai nuk e ka harruar Trepçën ’89 edhe në Turqi ku po i ndjek rregullisht ndeshjet e ish-skuadrës së tij.

Ndeshjet e Trepçës ’89 i ndjek gjithmonë, me të vërtetë po luajnë mjaft mirë duke e ditur se është skuadra më e re në moshë në Superligë, normalisht iu duhet kohë. Besoj se Trepça ’89 këtë vit do të jetë më lart në tabelë“, ka thënë Arb Manaj për Indeksonline.

Në sezonin e kaluar, 22-vjeçari ishte nga më të mirët në Superligë duke përfunduar i dyti në listën e golashënuesve me 18 gola. Ai u përfshi në formacionin e vitit nga të gjitha mediat vendore.

Manaj ka bërë edhe debutimin me Kombëtaren A të Kosovës në ndeshjen me Suedinë në muajin janar. /IndeksOnline/