17:56 / E Shtunë, 25 Maj 2024 / G T

Mançesteri është i kuq, Unitedi fiton Kupën FA

Skuadra e Manchester Unitedit ka fituar trofeun e FA Cup, i cili është më i vjetri në planet në sportin e futbollit.

“Djajtë e Kuq” mposhtën 2:1 rivalin lokal, Manchester Cityn në ndeshjen e zhvilluar në “Wembely”, shkruan Indeksonline

Golat për ekipin e Erik Ten Hag i shënuan: Garnacho dhe mesfushori Mainoo.

Kurse të vetmin për ekipin e Pep Guardiolas e shënoi Jeremy Doku në pjesën e dytë.

Kujtojmë që ky ishte titulli i parë i Manchester Unitedit gjatë këtij sezoni dhe këtë e arriti në ndeshjen e fundit të këtij edicioni 2023/24./Indeksonline/

An image of Manchester United players posing for a photo ahead of the 2024 Emirates FA Cup Final