15:53 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Manchester City deklason Fulhamin, kalon tutje në “FA Cup”

Manchester City ka shënuar fitore të lehtë ndaj ekipit të një lige më poshtë, Fulham duke e mposhtur me rezultat bindës 4:0.

Fulham e nisi keq ndeshjen ku Ream u ndëshkua me karton të kuq qysh në minutën e gjashtë, shkruan Indeksonline.

Gundogan nga penaltia dhe Bernardo Silva shënuan dy gola në pjesën e parë, ndërsa në atë të dytën Gabriel Jesus realizoi dy herë për epilogun e këtij takimi.

City kalon tutje të 1/8 e finales në këtë garë./Indeksonline/