23:13 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / indeksADMonline

Manchester City e kthen me këmbë në tokë Liverpool-in

Manchester City ka arritur fitore bindëse kundër kampionit të Premier Ligës, Liverpool-it me rezultat të thellë 4:0.

“Qytetarët” kryen punë qysh në pjesën e parë ku shënuan tre gola, kurse në pjesën e dytë shënuan vetëm një herë, transmeton Indeksonline.

Golat i shënuan: Kevin De Bruyne, Sterling, Foden dhe autogol Chamberlain.

Kjo ishte ndeshja e parë e Liverpool-it si kampion i Premier Ligës./Indeksonline/