22:25 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Manchester City i afrohet Liverpoolit, diferenca “veç” 13 pikë

Manchester City ka shënuar fitore të vështirë si mysafir i Sheffield United.

Skuadra e Guardiolës fitoi me rezultat 0-1 në ndeshjen e xhiros së 24-të të Premierligës, shkruan Indeksonline.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Sergio Aguero në minutën e 73-të, pesë minuta pasi ishte inkuadruar.

City e pati edhe një mundësi të mirë, por nga pika e parë nuk shënoi Gabriel Jesus.

Me ketë fitore, Manchester City mbetet në pozitën e dytë me 51 pikë, 13 më pak se Liverpooli që ka dy loj më pak të zhvilluara. /IndeksOnline/