00:03 / E Mërkurë, 15 Prill 2020 / indeksADMonline

Manchester City i ofron Juventusit një brazilian për një brazilian tjetër

Juventusi dhe Manchester City projektojnë një shkëmbim të bujshëm.

Pep Guardiola vazhdon të jetë i interesuar për Douglas Costa, lojtar të cilin e afirmoi vetë në futbollin e madh duke e marrë nga Shakhtar Donetsk te Bayern Munich kur ishte trajner i kampionëve të Gjermanisë.

Tashmë Guardiola dëshiron ta ketë te Manchester City, brazilianin e Juventusit.

Si shkëmbim Citiziens janë gati t’i ofrojnë Juves, kartonin e një tjetër futbollisti brazilian, pikërisht atë të sulmuesit Gabriel Jesus i cili pëlqehet së tepërmi nga drejtuesit e klubit bardhezi. /IndeksOnline/