09:34 / E Shtunë, 10 Qershor 2023 / Gj. Sh

Manchester City – Inter, formacionet e mundshme

Sot zhvillohet finalja e Champions League, mes Manchester Cityt dhe Interit.

Ndeshja finale zhvillohet në “Stadiumin Olimpik Atatürk” në Stamboll të Turqisë, më fillim nga ora 21:00, shkruan IndeksOnline.

Pasi fitoi titullin e kampionit të Anglisë, dhe trofeun e FA Cup, Manchester City kërkon të shkruaj historinë në këtë ndeshje, duke fituar për herë të parë trofeun e Ligës së Kampionëve për ta kompletuar “tripletën’’ e famshme.

Në anën tjetër skuadra e Interit kërkon trofeun e katërt të Champions League, dhe të parin që nga viti 2010.

Formacionet e mundshme:

Manchester City – Ederson, Akanji, Dias, Ake, Stones, Rodri, Silva, De Bruyne, Gundogan, Grealish, Haaland

Inter – Onana, Darmian, Acerbi, Bastoni, Dumfries, Calhanoglu, Brozovic, Barella, Dimarco, Martinez, Dzeko./IndeksOnline/