18:24 / E Premte, 15 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Manchester City mëson kundërshtarin që do të përballet në Kupën e Botës për Klube

Manchester City si fitues i Ligës së Kampionëve në sezonin e kaluar, ka siguruar pjesëmarrjen në turneun e Kupës së Botës për klube.

Kampioni i Evropës në gjysmëfinale do të ketë për kundërshtarë skuadrën japoneze, Urawa, shkruan IndeksOnline.

Urawa sot mposhti në çerekfinale skuadrën meksikane, Leon, me rezultat 1-0.

Alex Shalk shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 78-të.

Ndeshja mes manchester Cityt dhe Urawas do të zhvillohet me datë 19 dhjetor nga ora 19:00, në stadiumin ”King Abdullajh Sports City” në Jeddah të Arabisë Saudite.

Gjysëmfinalja tjetër e Kupës së Botës për klube, do të zhvillohet mes Fluminenses e cila është fituese e Copa Libertadores e cila do të përballet me fituesin e ndeshjes tjetër çerekfinale mes Al Ahly dhe Al Ittihad.

Të gjitha ndeshjete Kupës së Botës për klube do të zhvillohen në Arabinë Saudite./IndeksOnline/