22:55 / E Shtunë, 26 Dhjetor 2020 / C E

Manchester City ngjitet në top 4, mposht Newcastlen

Manchester City ka mposhtur Newcastlen me rezultat 2-0 në ndeshjen e javës së 15-të të Premierligës.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Ikay Gundogan në minutëm e 14-të të ndeshjes.

Realizator i golit të dytë ishte Torres në minutën e 55-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Manchester City ngjitet në vendin e katërt në tabelë me 26 pikë të grumbulluara, pesë më pak se Liverpooli që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /IndeksOnline/