21:25 / E Mërkurë, 31 Maj 2023 / Gj. Sh

Manchester City nis bisedimet për transferimin e Mateo Kovacic

Skuadra e Manchester Cityt ka nisur bisedimet me Chelsean, për transferimin e Mateo Kovacic.

Gazetari, Fabrizio Romano, raporton se ka pasur bisedime pozitive në ditët e fundit mes drejtuesve të cityzens dhe agjenteve të kroatit për kushtet personale, shkruan IndeksOnline.

Eksperti i merkatos thotë se skuadra e Chelseas është e hapur për shitjen e mesfushorit si pjesë e revolucionit në mesfushë.

Bisedimet mes palëve do të vazhdojnë në ditët e ardhshme.

Për Kovacicin në garë është future edhe Bayern Munchen, por mesfushori kroat dëshiron transferimin te Mancheter City./IndeksOnline/