14:04 / E Diele, 02 Tetor 2022 / Gj. Sh

Manchester City përball Manchester United, formacionet zyrtare

Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City do të përballet sot kundër rivalëve lokal të Unitedit.

Derbi i qytetit të Mançesterit do të zhvillohet në Ettihad Stadium, shkruan IndeksOnline.

Skuadra e Guardiolës nuk ka asnjë humbje këtë edicion të Premier Ligës, ndërsa ajo e Ten Hag vjen në këtë ndeshje pas katër fitoreve radhazi.

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të kësaj përballje e cila do të nis në ora 15:00.

Formacionet zyrtare:

Manchester City: Ederson, Walker, Akanji, Ake, Cancelo, Gundogan (C), De Bruyne, Bernardo, Foden, Haaland, Grealish.

Manchester United: De Gea, Dalot, Varane, Martinez, Malacia, Eriksen, McTominay, Antony, Fernandes, Sancho, Rashford./IndeksOnline/