16:54 / E Hënë, 28 Shtator 2020 / indeksADMonline

Manchester City refuzon ofertën e parë të Barcelonës për yllin e skuadrës

Skuadra e Barcelonës është duke tentuar që të transferoj mbrojtësin e Manchester Cityt, Eric Garcia.

Klubi anglez po kërkon 30 milionë euro për 19 vjeçari. Katalunasit në ofertën e parë kanë dhënë 8 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse, transmeton Indeksonline.

Kjo ofertë është refuzuar nga anglezët, duke kërkuar që oferta të rritet, raporton ESPN.

Babai i Garcias e ka informuar klubin e Barcelonës  se 19 vjeçari dëshiron të kaloj tek katalunasit.

Eric Garcia në vitin tjetër do të jetë lojtar i lirë./Indeksonline/