11:37 / E Martë, 25 Janar 2022 / C E

Manchester City shumë pranë transferimit të yllit argjentinas

Kampioni anglez Manchester City e dëshiron me çdo kusht transferimin e sulmuesit argjentinas Julian Alvarez.

Siç raportohet nga “Sky Sports”, bisedimet janë ende në zhvillim mes skuadrës së River Plate dhe krerëve të Cityt, që ky i fundit të siguroj shërbimet e yllit argjentinas.

Kampioni i Premier Ligës angleze pritet që të paguajë një dëmshpërblim prej 20 milionë eurosh drejt River Plate për Alvarez.

Po ashtu, thuhet se Alvarez do ta vazhdojë qëndrimin në formë huazimi te River Plate deri në verë, ku më pastaj do t’i bashkohet Cityt për ndeshjet e tyre para fillimit të sezonit 2022/23.

Këtë sezon, në 24 paraqitje në të gjitha garat për River Plate, Julian Alvarez ka regjistruar plot 20 gola dhe gjashtë asistime mbi emrin e tij. /IndeksOnline/