75 Mall Live Search
15:47 / E Enjte, 02 Korrik 2026 / G T

Manchester City zyrtarizon blerjen e “çmendur” të futbollistit Anderson

Elliot Anderson është futbollisti më i ri i Manchester City. Mesfushori 23-vjeçar ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Nottingham Forest, për të nisur një të re me “Qytetarët”.

Me klubin e ri, mesfushori anglez do të firmosë një kontratë 5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2031. Ndërkohë që për të siguruar shërbimet e tij, City ka shpenzuar plotë 135 milionë euro.

Kujtojmë se Anderson është një “prodhim” i Newcastle United, ndërsa ka luajtur edhe me Nottingham së fundmi, por edhe tek Bristol Rovers në të shkuarën. Momentalisht është pjesë e Anglisë në Botërorin 2026./Indeksonline/