Manchester United, 40 milionë për talentin brazilian (Foto)
Skuadra e Manchester Unitedit është afër transferimit të parë në mini-afatin e janarit.
“Djajtë e Kuq” kanë bërë gati plotë 40 milionë euro për futbollistin e Bordeauxit, Malcom Filipe Silva de Oliviera, transmeton IndeksOnline.
20-vjeçari po kalon në formë fantastike me ekipin francez. Ai u transferua në Francë nga ekipi i Corinthians.
Malcom, shumë shpejtë mund të bëhet transferi i parë i Unitedit, edhe pse francezët dëshirojnë plotë 55 milionë euro./IndeksOnline/