18:29 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / indeksADMonline

Gjilani prezanton dy super blerje, një është nga Brazili (Foto)

Klubi i Gjilanit është duke u përgatitur për sezonin e ri.

Skuadra kosovare ka bërë dy super blerje gjatë këtij afati kalimtar të verës, shkruan IndeksOnline.

Bardhekuqët kanë transferuar mbrojtësin Endrien Magani që vjen nga Superiorja e Shqipërisë dhe sulmuesin Lucas Marcos Meireles.

Braziliani së fundmi është paraqitur për Renovan e Maqedonisë.

Kujtojmë që dje klubi i Gjilanit prezantoi dy futbollistët: Brunild Pepa dhe Ansi Nika./IndeksOnline/