Manchester United apo Liverpool? Kush do të jetë fitues i klasikes angleze
Sot zhvillohet një nga klasiket më të mëdha të futbollit anglez.
Dy nga skuadrat më të trofeshme në Angli, Manchester United dhe Liverpool do të vihen përballë njëra-tjetrës në një ndeshje të rëndësishme për të dyja.
Një fitore apo barazim për “Djajtë e Kuq”, do t’i siguronte matematikisht kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Në tërë historikun e tyre, është Manchester United ajo që prin me fitore, ku kanë 92, Liverpooli ka 82 ndërsa në 71 ndeshje është mbyllur me barazim.
Ndeshja e sotme luhet në “Old Trafford”, me fillim në ora 16:30./IndeksOnline/

