16:52 / E Diele, 15 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Manchester United barazon me Evertonin, Mourinho fiton në minutën e fundit

Manchester United ka barazuar me Evertonin në “Old Traford” me rezultat 1-1.

Everton kaluan të parët në epërsi në minutën e 36-të me autogolin e Lindelof.

United arriti të barazoj rezultatin në minutën e 78-të me anë të Greenwood, shkruan Indeksonline.


Në ndeshjen tjetër, Tottenham ka fituar si mysafir i Wolvesit me rezultat 1-2

Skuadra e Mourinhos kaloi e para në epërsi në minutën e tetë me golin e Lucas.

Vendasit arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 67-të me golin e Traore.

Golin e fitores e shënoi Vertonghen në minutat shtesë të ndeshjes.

Tottenham ngjitet në vendin e pesë me 26 pikë, një më shumë se Manchester United në vendin e gjashtë. /IndeksOnline/