09:16 / E Shtunë, 02 Korrik 2022 / Gj. Sh

Manchester United bën ofertë për mbrojtësin e Ajaxit, Lisandro Martinez

Manchester United edhe zyrtarisht ka bërë ofertë në drejtim të Ajaxit për mbrojtësin, Lisandro Martinez.

Dailymail raporton se oferta e Djajve të Kuq është 34.5 milionë funte, transmeton Indeksonlie.

Klubi holandez i Ajaxit ka bërë të ditur se kërkojnë 43 milionë euro për 24 vjeçarin argjentinas.

Ata kanë refuzuar një ofertë të Arsenalit, e cila ishte e ngjashme me ofertën e Man Utd./Indeksonline/