23:34 / E Hënë, 11 Tetor 2021 / OSH

Manchester United dëshirojnë ta largojnë Lingard në janar nëse nuk vazhdon kontratën

Skuadra e Manchester United janë gati ta shesin mesfushorin Lingard qysh në afatin e janarit, nëse ky i fundit nuk nënshkruan marrëveshjen e re, transmeton Indeksonline.

Anglezi nuk po gjen vend në formacionin startues të Ole Gunnar Solskjaer që nga rikthimi prej huazimit nga Ëest Ham, teksa bisedimet për kontratën e re kanë filluar që disa muaj, pasi që marrëveshja aktuale e mban atë në Old Trafford vetëm deri verën e ardhshme.

Megjithatë, Djajtë janë të gatshëm të pranojnë nëse një ofertë prej 15 milionë eurove vie për të.