18:11 / E Mërkurë, 21 Korrik 2021 / OSH

Manchester United e tejkalon Arsenalin në garë për Ruben Neves

Klubi i Manchester United është duke e mposhtur momentalisht Arsenalin në garë për mesfushorin e Wolves, Ruben Neves.

Sipas “Talk Sport”, United janë të gatshëm të japin 35 milionë euro për Nevesin, transmeton Indeksonline.

Arsenali që disa javë ishte në bisedime me agjentin e Nevesit, Jorge Mendes por deri më tani s’ka asnjë rezultat.

Manchester United e sheh të nevojshëm transferimin e Nevesit, pasi Pogba mund të largohet këtë merkato apo tjetrën merkato./Indeksonline/