13:04 / E Diele, 13 Janar 2019 / indeksADMonline

Manchester United fton ish-futbollistin që të stërvitet me klubin


Ole Gunnar Solskjaer, trajneri i Manchester United, ka ftuar Guiseppe Rossin që të stërvitet me klubin në mënyrë që ta ndihmojë atë të ringjallet në karrierën e tij futbollistike.

Guiseppe Rossi ka qenë pjesë e Manchester Unitedit ndërmjet viteve 2004 – 2007 duke bërë vetëm 5 paraqitje për klubin dhe duke shënuar vetëm një golë, por kjo nuk e ka penguar aspak trajnerin norvegjez që ta ftoj atë të stërvitet me klubin e tij, shkruan Indeksonline.

Por ajo çka e karakterizon karrierën e sulmuesit italian janë lëndimet e shumta dhe të rënda që e kanë përcjellur atë gjatë gjithë kohës.

Rossi kulminacionin e karrierës së tij e kishte arritur gjatë kohës sa ishte pjesë e skuadrës së Villareal. Ai bëri 136 paraqitje duke shënuar 54 gola për “Nëndetësen e Verdhë”./Indeksonline/