15:58 / E Shtunë, 06 Janar 2018 / indeksADMonline

Manchester United ia ndërpretë kontratën yllit të skuadrës, s’e do Mourinho!

Raportet e fundit nga Anglia flasin se Jose Mourinho ka vendosur t’i ndërprejë rrugët me një yll të skuadrës. Skuadra e madhe angleze do t’i ndërpresë kontratën mbrojtësit anglez, Luke Shaw.

Mourinho ka dhënë urdhër që të ndërpresë kontratën me Luke Shaw për të lejuar largimin e tij në verë.

Mourinho është shumë i pakënaqur me formën e lojtarit dhe përgatitjen fizike duke urdhëruar klubin që të ndërpresë kontratën e cila vlente deri në verën e vitit 2019.

Trajneri portugez ka shënjestruar yllin e Tottenham, Danny Rose si zëvëndësuesin ideal të Shaw./Indeksonline/