12:07 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

Manchester Unitedi, ka bërë startin më të keq në 30 vjetët e fundit

Për titullin e kampionit, aktualisht as që bëhet fjalë, por tifozët kanë filluar të shqetësohen edhe për mundësitë që Manchester Unitedi të sigurojë një nga 4 pozitat e para në tabelë që dërgojnë në Ligën e Kampionëve.

Vetëm 9 pikë nga 21 të mundshmet, është starti më i keq që ka regjistruar kjo skuadër në 30 vjetët e fundit.

Në vitin 1989, me trajnerin Sir Alex Ferguson, Unitedi kishte pasur këtë rekord negativ.

Skuadra më e trofeshme në Premier Ligë, aktualisht është në mes të tabelës përkatësisht në vendin e 10-të. /Indeksonline/