22:55 / E Mërkurë, 21 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Manchester United kalon në çerekfinale të EFL Cup

Manchester united ka kaluar në çerekfinale të Carabao Cup.

”Djajtë e kuq” në 1/8 e finales mposhtën skuadrën e Burnley, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e parë e shënoi Christian Eriksen në minutën e 27-të, kurse Marcus Rashford vendosi fitoren e United në minutën e 57-të.

Përveç Manchester United, në çerekfinale janë kualifikuar edhe Wolwes, Southampton, Nottingham Forest, Newcastle, Charlton dhe Leicester.

Nesër zhvillohet edhe ndeshja e fundit e 1/8-ës së finales mes Manchester Cityt dhe Liverpulit./IndeksOnline/